Agjencia e lajmeve UNIAN raporton se një sulm me raketë në Kharkiv ka goditur ndërtesën e departamentit rajonal të policisë në qytet. Një video e postuar në rrjetin Telegram të një këshilltari të qeverisë ukrainase duket një ndërtesë e përfshirë nga flakët.
Anton Geraschenko, një këshilltar i Ministrit të Brendshëm të Ukrainës, thotë se një ndërtesë që i përket Universitetit Kombëtar Karazin përballë rrugës është gjithashtu në flakë pas sulmit.
BBC ende nuk ka qenë në gjendje të verifikojë në mënyrë të pavarur videon. Kharkiv ka qenë një nga qytetet më të sulmuara me raketa edhe përgjatë ditës së djeshme. Të paktën 21 persona u vranë dhe 112 u plagosën në bombardimet e qytetit të dytë më të populluar të Ukrainës, tha kryebashkiaku i qytetit.
Megjithatë, guvernatori i Administratës Shtetërore Rajonale të Kharkiv tha se të gjitha sulmet ruse “u zmbrapsën” dhe pozicionet u mbajtën, pavarësisht bombardimeve të rënda të Kharkiv të martën dhe gjatë natës.
Guvernatori Oleh Synegubov tha se “armiku rus pësoi humbje të konsiderueshme”. Trupat ruse hynë në sektorët verilindorë dhe veriorë të qytetit, ndërsa Kharkiv u godit nga artileria reaktiv.