Prej muajsh qarkullonin lajme se këngëtarja, Fjolla Morina dhe biznesmeni, Fisnik Syla i kanë dhënë fund martesës së tyre. Shumë pak muaj pasi bënë dasmën private në Maldive, u përhapën lajmet se Fjolla Morina dhe Fisnik Syla nuk ishin më bashkë. Ata të dy as nuk e mohuan dhe as nuk e pohuan një gjë të tillë.
Madje herë pas here biznesmeni pëlqente fotot e këngëtares në rrjetet sociale, e dukej se nuk i kishin dhënë fund martesës. Por ditën e djeshme, Fisniku ka reaguar përmes një postimi në “Instastory”.
Duke qenë se ndjekësit e kanë pyetur shpesh nëse është ndarë apo jo nga Fjolla, Fisniku shkruan në postimin e tij:
“Pas shumë pyetjeve dhe interesimit tuaj, do të ju përgjigjem: Singel dhe i lirë si zogu dhe më i lumtur si kurrë”.
Më pas ai ka shtuar: “Uroj që secili të marrë atë që e meriton”.
Lidhja e tyre mori fund vetëm pak kohë më parë ku këngëtarja Fjolla Morina ishte arratisur bashkë me Sylën në Maldive, teksa ndiqej nga autoritetet policore.