Në një dalje para mediave Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko deklaroi se “ekonomia shqiptare ka shënuar rritje në gjysmën e parë të vitit 2016”, por shtoi se nga ana tjetër “investimet publike kanë shënuar rënie”.
Sejko theksoi se “Besimi i biznesit dhe konsumatorit mbetet i luhatshëm dhe aktiviteti kreditues mbetet ende i zbehtë”, ai gjithashtu shtoi se inflacioni vjetor shënoi vlerën 0.7% në muaj.
Sipas Sejkos, për këto arsye Banka e Shqipërisë mban të pandryshuar normën bazë të interesit në 1.25%.