Edmond Haxhinasto, Ministri i Transporteve dhe Infrastrukturës, është shprehur lidhur me grabitjen e ndodhur në rinas. Referuar Ministrisë së Brendshme, Haxhinasto tha se proçesi është në hetim dhe se hetimet do të zbulojnë përgjegjësitë institucionale. Haxhinasto theksoi gjithashtu se secili të thellohet për mënyrën se si i ka kryer detyrat funksionale.
Haxhinasto: Ministria e Punëve të Brendshme ka thënë që jemi në proçes hetimi. Proçesi i hetimit do shikojë gjithë përgjegjësitë institucionale. Hetimi do zbulojë gjithë faktorët që lidhen me sigurinë në aeroport. Pas hetimeve përgjegjësit do përgjigjen sipas detyrave funksionale. Secili të thellohet çfarë detyrash ka pasur dhe nëse i ka kryer apo jo ato.