Një aksident me pasojë vdekjen e një shtetasi ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Dhrovjan të Delvinës.
Policia ka njoftuar se në vendngjarje kanë konstatuar daljen nga rruga të automjetit tip Benz, ku për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme shtetasi i identifikuar me inicialet P.V., i moshës 67-vjeçare, banues i fshatit Krongj.
Policia bën të ditur gjithashtu se në automjet nuk ka pasur persona të tjerë, veç drejtuesit të mjetit, ndërsa shkaqet e aksidentit janë ende të paditura, e për këtë po punohet nga forcat blu.