Policia ka asgjësuar ditën e sotme një sasi prej 400 rrënjësh bimë narkotike kanabis sativa. Të arrestuarit janë 41 vjeçari Ervin Osmani, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje. Ndalimi i tij u krye pasditen e së premtes në fshatin Bërzhitë.
“Ky shtetas u kap në flagrancë në një parcelë të mbjellë me rreth 400 bimë të dyshuara “Cannabis Sattiva”, parcelë e cila ndodhje në një zonë të pyllëzuar në fshatin Fravesh, Njësia Administrative Bërzhitë. Bimët u asgjesuan me anë të djegies”, sqaron policia.
Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale të “Kultivimi i bimëve narkotike”.