Në një deklaratë për mediat lidhur me grabitjen e djeshme në aeroportin e Rinasit, Drejtori i Policisë së Tiranës, Ervin Hodaj, ka mohuar përgjegjësinë e policisë.
Ai ka deklaruar se: “Në sallën e monitorëve të mbikëqyrjes me kamera nuk ka asnjë punonjës të policisë dhe mbikëqyrja bëhet nga punonjësit e kompanisë private të sigurisë”.
“Vetë policia e ka të ndaluar të patrullojë në aeroport dhe kontrolli i kamerave ICCTV bëhet nga kompania e kontraktuar nga TIA”, ka shtuar Hodaj”.