Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, ka urdhëruar nisjen e hetimeve për drejtues dhe zyrtare të policisë, të cilët janë përgjegjës për zbatimin e masave të shtuara të sigurisë në aeroportin e Rinasit pas sulmeve terroriste të ndodhura në Stamboll.
Grabitja e së një sasie të konsiderueshme parash në pistën e fluturimeve gjatë ditës së djeshme tregoi se masat e sigurisë në Rinas ishin joefikase, sipas vlerësimit të kryeprokurorit.
Pë këtë arsye, Prokurori i Përgjithshëm ka angazhuar drejtues të Prokurorisë së Përgjithshme për kryerjen e veprimeve të nevojshme hetimore në këtë drejtim.