Çokollatat energjitike
Veçanërisht kur mbi to shkruhet se sa kalori, fibra, ose vlera të tjera ushqimore ka; ju mund të mendoni se janë tërësisht të shëndetshme. Po përpara se ti hani, mendoni se sa të përpunuara janë ato. Dietologët thonë se sa më shumë vlera ushqimire të listuara të kenë të shkruara, aq më larg ushqimeve bio e të shëndetshme janë ato. Në vend që të konsumoni një nga këto çokollata për të marre energji, provoni mollë me pak gjalpë kikiriku sipër, ose karrota dhe kastraveca.
Kosi pa yndyre
Kur ne kuptojmë që një produkt ka një sasi të reduktuar të nje përbërësi të dëmshëm, menjëherë mendojmë se është e shëndetshme për ne.
Në rastin e kosit pa yndyrë, kjo ide nuk ka vlerë, pasi ata janë aq të dendur në sheqerna, saqë mund të konsiderohen si ëmbëlsirë. Bulmeti ka vetë sheqer në të, kështu qe mundohuni të blini marka të cilat tregojnë kujdes me sasinë e sheqerit, sikurse me atë të yndyrës.
Kosi i ngrirë
Nuk ka aq kalori dhe yndyrna si akulloret, por gjithsesi nuk është i shëndetshëm për ju. Sasia e sheqerit të kosit të ngrirë është e dyfishtë. Nuk duhet t’ia ndaloni totalisht vetes, por konsiderojeni si çdo ëmbëlsirë tjetër që konsumoni.
Lëngjet e frutave
Vetëm se janë te mbushur me fruta, nuk do të thotë se lëngjet janë të mira për gjakun tonë. Ndonjëherë sasia e sheqerit të marrë përmes këtyre lëngjeve (veçanërisht kur perziehen frutat) është më e madhe se ajo e marrë nga fruti, pasi ia shtoni edhe ju vetë. Në rastin e lëngjeve të blera, nuk ka asgjë të shëndetshme.
Drithërat e përziera me përbërës të tjerë
Ky konsiderohet mëngjesi më i shëndetshëm se kanë më pak sheqer në krahasim me ushqimet e tjera që konsumohen në mëngjes. Por, ingredientët e shtuar krahas drithërave, përmbajnë shumë yndyrna dhe sheqer.
Vaktet e ngrira dietike
Një vakt i ngrirë, sado pak kalori të ketë, nuk mund të jetë më i shëndetshëm se vakti qe mund të gatuani në moment. Gjithashtu përbërësit e përdorur nuk janë aq cilësorë si ata që ju zgjidhni vetë për veten tuaj.
Frutat e thata
Lajme të keqija për adhuruesit e mangos së thatë . Kajsitë, rrushi, kumbullat dhe fiqtë janë te vetmët që nuk u shtohet sheqer gjatë tharjes.
Ëmbëlsirat vegane
Një ëmbëlsirë mbetet e tille edhe në qoftë se përbërësit janë veganë. Sheqeri i arrës së kokosit, i cili zëvendëson atë industrialin mund të duket më i shëndetshëm. Megjithatë efekti në nivelin e sheqerit në gjak mbetet i njëjtë.