Qytetarët të cilët deri më tani nuk kanë mundur të përfitojnë dot pension apo kanë marrë gjysmën e tij për shkak se nuk kanë mundur të vertetojnë vitet e punës do të marrin zgjidhje përmes një vendimi të miratuar të mërkurën nga Këshilli i Ministrave.
Sipas këtij vendimi bëhet e mundur njohja e viteve të punës para viteve ‘90.
Klosi: Jam më shumë se i kënaqur që Qeveria miratoi propozimin e Ministrisë së Mirëqënies Siciale për zgjidhjen e një problematike madhore disa vjeçare kthyer në gangrenë përqytetarët që aplikojnë për daljen në pension. Vendimi i qeverisë shqiptare zgjidh përfundimisht problemin madhor të viteve të padokumentuara të kontributeve shoqërore për mijëra e mirë qyterarë shqiptarë.Për këto vite ka pasur ankesa nga qytetarët që nuk kanë marrë pensionin që u takonte në bazë të kontributeve të tyre. Vendimi i kaluar dje ka sjellë disa ndryshime thelbësore në mënyrën sesi do trajtohen mijëra e mijëra qytetarë shqiptarë të cilët për faj të administratës në vite kanë humbur këtë të drejtë.
Vendimi ka për qëllim të zgjidhë disa probleme thelbësore të dokumentimit dhe vlefshmërisë së periudhave të sigurimit dhe vjetërsisë në punë të personave që kanë punuar në ish-ndërmarrje apo ish-koperativat bujqësore para datës 1.1.1194 për të cilat sot ka disa vendime gjykate dhe mijëra e mijëra procese të zvarritura për të regjistruar dhe çregjistruar të drejtën e qytetarëve shqiptarë.Ky ligj përpiqet tu japë fund këtyre parregullsive kaq të mëdhaja. Të gjithë periudhat e punës të para 1 janarit ’94 njihen për efekt të llogarisë së pensionit libreza pune, regjistra etj kur këto dokumenta nuk janë të dëmtuara, të plotësuara sipas kritereve.
Klosi njoftoi gjithashtu vendimin për përfshirjen në skemën lehtësuese për pagesën e energjisë të pensionistëve në disa zona rurale, ku hiqet fasha prej 300 kilovatësh.
Po kështu është miratuar plani kombëtar i veprimit për personat me aftësi të kufizuar që synon të bëjë integrimin e këtyre personave, të shmangë diskrimimin, dhe të mundësojë më shumë trajtim e përkujdesje për ta.