Deputeti gjerman Gunther Krichbaum: Reforma në Drejtësi të miratohet më 21 korrik
Intensifikohet presioni i ndërkombëtarëve për miratimin e reformës në drejtësi. Deputeti gjerman, Gunther Krichbaum, kreu i Komisionit për Çështjet Europiane në Bundestag, deklaroi sot që nëse reforma në drejtësi nuk miratohet më 21 korrik, afati përfundimtar që është caktuar nga faktori ndërkombëtar, Shqipëria jo vetëm humb shansin për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian, por rrezikon që ky i fundit t’i heqë statusin e vendit kandidat.
“Ne ju mbështesim, keni marrë statusin. Por nëse na krijohet përshtypja se ju nuk e doni reformën mund të marrim vendim për t’ju hequr statusin e kandidatit”, theksoi deputeti gjerman.