Nuk është kurrë vonë të mbroni lëkurën tuaj
Përorni antioksidantët
Këto molekula luftojnë mbetjet e dëmshme që formohen në qeliza, ose që ndodhen në ajër. Antioksidantët gjenden në fruta, perime dhe pordukte të pasura me vitaminat A, C dhe E. Ata tendosin dhe forcojnë lëkurën, duke i dhënë shkëlqim dhe duke shmangur fryrjen, ose zmadhimin e poreve. Gjithashtu antioksidanët ndihmojnë në trajtimin e lëkurës së dëmtuar nga dielli.
Shumë ujë!
Të gjithë e dimë se 6-8 gota ujë në ditë ndihmojnë në hidratimin e trupit, veçanërisht të lëkurës. Nëse nuk ju pëlqen të pini thjesht ujë, mund të provoni t’i shtoni përbërës si kastraveci, lulështrydhe, mjedra, çaj jeshil, pasi përmbajnë shumë antioksidantë që ndihmojnë në pastrimin e lëkurës.
Ushtrohuni
Ka shumë arsye pse duhet të merremi me aktivitet fizik. Përvecse çlirohet endorfinë, gjë që ju ben të ndjeheni më pozitivë e aktivë, gjithashtu aktiviteti fizik ndihmon në mirëmbajtjen e lëkurës. Në studime thuhet se përfitimet në lëkurë jane pothuajse të njëjta me ato në kocka e në muskuj. Përpiquni të stërviteni 3 herë në javë nga 45 minuta me një intensitet mesatar.
Mbrohuni nga dielli
Ngjyra e çokollatës në verë është ajo që duam të gjithë, por rrezet ultravjollcë kanë mjaft ndikim në lëkurë. Ato janë një nga faktorët kryesorë që shkaktojnë plakje të parakohshme të lëkurës, rrudha, humbje elasticiteti të lëkurës, teksturë te fortë dhe njolla kafe. Përdorni një krem dielli të pasur më antioksidantë dhe me një SPF 30.
Mbajeni pastër lëkurën tuaj
Një nga mënyrat më të thjeshta për t’u kujdesur për lëkurën është larja e shpeshtë. Duke eleminuar mbeturinat e sipërfaqes, qelizat e vdekura dhe makeup-in, lëkura shkëlqen dhe duket më e re. Shmangni sbrub-et e ashpra, pasi ndikojnë në plakje.
Shkëlqe!
Ndoshta ju pëlqen jeta e natës dhe aktivitetet e shpeshta, por fatkeqësisht të gjitha ato ndikojnë në fytyrën tuaj duke e bërë lëkurën të duket e zbehtë dhe e lodhur. Përveç një rregulli përsa i përket rutinës suaj dhe kujdesit ndaj lëkurës, provoni të përdorni produktet që pastrojnë qelizat e vdekura (exfoliants).
Tregoni kujdes me yndyrnat
A është dukur ndonjëherë e shëndetshme lëkura juaj pas një fundjave të mbushur plot alkool dhe ushqime të yndyrshme, ose të skuqura?! Sigurisht që jo. Dieta e varfër do të tregohet në fytyrën tuaj. Provoni të konsumoni yndyrnat natyrale si ato që gjendet në arra, lajthi, avokado, peshk, vaj ulliri. Ato janë të mbushura me vitamina dhe antioksidantë që mbrojnë lëkurën dhe shmangin rrudhat.
Krijoni rutinën tuaj
Mjaft me eksperimentet. Zgjidhni produktet tuaja të preferuara dhe filloni t’i përdorni vazhdimisht, sipas një rregulli të caktuar.