Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka reaguar për largimin e Britanisë nga Bashkimi Evropian. Lajm të keq dhe me pasoja për Ballkanin dhe Shqipërinë, kështu e quajti daljen e Britanisë nga BE republikani Fatmir Mediu në asamblenë e kësaj partie.
Në fjalën e tij, Mediu tha se zyrtarët e Brukselit duhet të dalin me një përgjigje sa më të shpejtë në lidhje me këtë problem. Britania tha Mediu vuri në pikëpyetje historinë 70-vjeçare të BE.
Mediu: Dje patëm një lajm të trishtë për Europën, por edhe për Shqiptarët. Largimi i BM nga BE është lajm i keq. Britania ka vendosur të vërë në pikëpyetje një histori 70 vjecare. Zyrtarët e Brukselit duhet të dalin me një përgjigje sa më të shpejt, që për kohën duket shumë e vështirë. Europa duhet ti përgjigjet problemeve të saj të cilat janë më të thella sesa ne i shohim. Këto probleme do të kënë pasoja financiare edhe për ne edhe pse jemi në periferi. Ekonomia shqiptare do të këtë pasojat e saj. Shumë vlera dhe standard të Europës mund të injorohen
Ndërtimi i balancave të reja kërkon kohë, dhe vende me probleme shumë të mëdha si Shqipëria mund të kenë pasoja afatgjata. Kjo është një situatë e papëlqyeshme për Ballkanin dhe për Shqipërinë ku lodhja e zgjerimit u zëvendësua me bllokimin e përkohshëm, dhe sot më tej ka shumë pikëpyetje në rrugën tonë europiane sepse qëllimi imediat mbetet që ajo që ndodhi më Britaninë mos ndodhë me vendet e tjera.
Kjo situatë sjell në Ballkan edhe aleanca të vjetra që janë bërë tunduese. Rusia do të vazhdojë influencën për zgjerimin në Ballkan.
Rruga drejt BE është shumë e vështirë. Kjo situatë shton për ne shumë probleme , pikëpyetje që kërkon angazhime serioze.