Historiani Arben Llalla sapo ka botuar librin e tij me titull: “Kolaboracionistët grekë projektuesit dhe udhëheqësit e genocidit në Çamëri”.
Autori hedh poshtë me fakte pretendimet e Greqisë se çamët ishin bashkëpunëtorë të italianëve dhe gjermanëve gjatë Luftës së Dytë Botërore. Në libër janë edhe rreth 60 fotografi të asaj kohe ku tregohet bashkëpunimi i qeverive greke, vllehëve të Pindit, sllavëve të Greqisë me italianët, gjermanët dhe bullgarët. Në libër për herë të parë janë fotot e disa oficerëve të lartë të EDES, ushtrisë që drejtohet nga Napoleon Zerva të cilët bënë maskara mbi popullsinë e pambrojtur shqiptare të Çamërisë. Librin autori ua ka kushtuar dëshmorëve të Batalionit “Çamëria”, të cilët luftuan krah përkrah me partizanët grekë të EAM-ELAS, kundër pushtuesit gjerman. Kjo vepër botohet me rastin e 72 vjetorit të genocidit grek kundër popullsisë shqiptare në Çamëri.
Foto 1 Gjeneral-Lejtnant italiani Francesco Jacomoni me Mitropolitin e Konicës dhe Pogonit, Dhimitri Efthimiu, Pogonia (Voshtina), 1940
Foto 2 Mareshalli italian Michele Carmina me Mitropolitin e Korfuzit, Methodhios Kondostanos, Korfuz 1942
Foto 3 Mitropoliti i Hanion të Kretës, Agathagjelos Ksiruhaqis me oficerë të lartë gjermanë, Kretë 1944
Foto 4 Trupat gjermane priten me entuziazëm në qytetin e Aleksandropolit nga Mitropoliti Pataron Meletios dhe kryetari i Bashkisë, Maj 1941
Foto 5 Thirrja publike e Mitropolitit të Janinës Spiridon Vllehu, drejtuar popullsisë ortodokse për të përkrahuar ushtrinë mike gjermane, 1943
Foto 6 Letra falënderimi që dërguan më 10 prill 1941, drejtuesit e lartë të qytetit të Aleksandropolit në Evro të Trakës greke i dërguan Adolf Hitlerit, midis tyre ka nënshkruar edhe Mitropoliti Meletios
Foto 7 Napoleon Zervas, në krahun e tij të majtë me rroba ushtarake, Mitropoliti i Paramithisë, Dhorotheos, me rroba klerike, Mitropoliti i Korfuzit, Methodhios, 1944, Korfuz