Një nga dy sfidat që janë bërë të ditura tashmë është dhe Poloni-Zvicër përveç Itali-Spanjë.
Ato do të ndeshen për raundin e dytë të 1/8 në këtë Euro 2016.
Sulmuesi polak Robert Levandoski edhe pse nuk ka qenë në formën e tij të përhershme prapë vazhdon të mbetet lideri i skuadrës polake.
Në një intervistë për Blick, Leva tha se skuadra helvete ishte favorite, por se ata do të mundoheshin të gjenin dobësitë e kundërshtarit.
Sulmuesi i Bayern Munchern thuri lavde edhe për mesfushorin shqiptar Granit Xhaka, duke e veçuar atë si një ndër më të mirët e zviceranëve.
“Zvicra është favorite ndaj nesh, por si çdo ekip edhe ata kanë dobësitë e tyre kështu që duhet t’i shfrytëzojmë. Kanë lojtarë të mirë në radhët e tyre, veçanërisht Granit Xhaka që po kalon një moment të mirë,” tha Levandoski