Sot qeveria ka miratuar një vendim që lidhet me paktën lehtësuese për biznesin.
Ministri i Financave, Arben Ahmetaj pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë tha në një konferencë për shtyp se brenda 30 ditëve do të të marrin rimbursimin e tvsh edhe në rastin kur tatimet janë në sipërmarrje për kontroll.
Ahmetaj: Sot kaluam një vendim që ka lidhje të drejtëpërdrejtë me paketën fiskale lehtësuese të procedurave që qeveria dhe kryeministri Rama ka avancuar në publik dhe në komunitetin e biznesit. Pr/vendim në fjalë që sot është vendim ka të bëjë mbi tvsh në Shqipëri, ka ndryshuar në themel një nga porocedurat që deri në sot mund të ketë qene penguese. Deri më sot rimbursim automatik brenda 30 ditëve do të merret një biznes që ishte 100% sipërmarrje eksporti. Me ndryshimin që kemi bërë përfitojnë 50% e sipërmarrjeve në eksport duke hequr atë pengese që ka ekzistuar deri më sot për rimbursimin e tvsh në eksport. Nëse deri më dje vetëm sipërmarrjet 100% eksportuese përfitonin rimbursim automatik dhe kur ishin nën kontroll tatimor sot të gjitha sipërmarrjet që kanë një qarkullim në eksport 50% e sipër të qarkullimit të tyre total përfitojnë rimbursim automatik të TVSH të rimbursueshme pa asnjëe pengese edhe kur janë në kontroll tatimor. Pra brenda 30 ditëve do të marrin rimbursimin e tvsh edhe në rastin kur tatimet janë në sipërmarrje për kontroll. Deri më dje përfitonin nga rimbursimi automatik pa kushte brenda 30 ditëve i TVSH vetëm 300 sipërmarrje sot me këtë ndryshim përfitojnë 1050 ndërmarrje ose 40% e totalit të eksportuesve