Sot në orën 18:00 do të mblidhet Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin.
Mbledhja do të bëhet për të intepretuar rregulloren e Kuvendit nëse ndryshimet kushtetuese dot të diskutohen në Këshillin e Legjislacionit dhe në Komisionin e Ligjeve apo quhen të ezauruara nga Komisioni i Posaçëm i Reformës në Drejtësi.
“Bazuar në nenet 13 dhe 116 të Rregullores së Kuvendit, ditën e mërkurë, më datë 22 qershor 2016, në orën 18.00 do të mblidhet Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin me kërkesë të Kryetarit të Kuvendit, z. Ilir Meta”, thuhet në njoftim.