Pasditen e sotme në plazhin e Durrësit është gjetur një trup i pajetë.
Policia bën me dije se “rreth orës 17:15, në lagjen Nr. 13 Durrës, në drejtim me Pistën e Vogël, në breg te detit është gjetur e mbytur një shtetase”.
Viktima mendohet të jetë rreth të 40-ave dhe në trupin e kufomës nuk janë gjetur shenja dhune.
Ndërkohë policia ka bërë përshkrimin e gruas së mbytur duke kërkuar ndihmë për identifikimin e saj.
“Është rreth 1. 60 cm e gjatë, me flokë ngjyrë të zeza të gjata rreth 20 cm dhe ezmere në fytyrë.Ka të veshur një palë pantallona xhins, ngjyrë blu të errët; bluzë me mëngë të shkurtra, ngjyrë të kuqe; në dorën e majtë ka një orë dore me zinxhir metalik dhe në gishtin e parafundit ka një unazë me një gurë rozë.Personat që munden ta identifikojnë viktimën janë të të lutur të telefonojnë në numrin pa pagesë 129”.
Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.