Në ktë foto duket Armando Sadiku me skuadrën e Fushmbretit, ku i ati i tijë ishte trajnieri i ksaj skuadre futbolli.
Sadiku është djali në të djathtë të të atit dhe fëmija i vogel në mes të skuadrës është vëllai i golshënuesit tonë të parë në kampionatin Europian.
Babai i Sadikut në një intervistë është shprehur se ka një lidhje të veçantë me futbollin dhe se ka luajtur për 5 vjet me paratërinjtë dhe të rinjtë e Elbasanit.
Ai tha se nëse fëmija im do të ishte djalë, e kishte një emër dhe do të quhej Armando si Diego Armando Maradona dhe nëse do të bëhej futbollist do të mbante numrin 10. Armando është angazhuar në moshën 8-vjeçare në futboll. Fillimisht në lagje e më pas tek fushat e “Sportit të Vjetër” me një trajner tjetër në muajt e parë, e më pas në ekipin tim të sapohapur. Armandi shquhej për teknikë dhe llogariste gjithçka në fushë. Fillimet ishin shumë të vështira dhe të gjitha ekipet e tjera të moshave na rrihnin me rezultat të thellë. Pas 3 muajsh u kthye loja e filluam t’i rrihnim ne me po të njëjtin rezultat.