Mungesa e Taulant Xhakës në ndeshjen me Rumaninë bëri që të flitej për një acarim marëdhëniesh mes trajnerit De Biasi dhe lojtarit.
Në fillim u tha se Xhaka ishte mërzitur qysh në ndeshjen me Zvicrën kur u zëvendësua në pjesën e dytë dhe u kap nga kamerat duke përplasur shishen e ujit me nervozizëm në tokë.
Po ashtu edhe në ndeshjen përballë Francës, De Biasi e aktivizoi Xhakën vetëm për disa minuta në pjesën e dytë.
Mungesa e tij me Rumaninsë ngriti dyshimet për zënkë mes tyre, por në fakt e vërteta ishte krejt ndryshe.
Taulanti ka pasur probleme me barkun dhe mjekët kanë vendosur që ta lënë në pushim duke mos e munduar atë.
24-vjeçari nuk ka mundur të ndihmojë skuadrën por ka qenë i lumtur për fitoren dhe është parë në fotot e postuara në llogaritë e tij në rrjetet sociale por edhe në video të ndryshme.