Kylian Mbappe nuk njeh limite me skuadrën e PSG-së. Në shumë ndeshje ka mbajtur mbi supe edhe fatin e skuadrës parisienë.
Paraqitjet e sulmuesit francez kanë bërë që të thyej rekorde, ndërsa aktualisht ka barazuar Zlatan Ibrahimovic në garën për golashënuesin më të mirë në histori të PSG-së.
Mbappe ishte protagonisti kryesorë edhe në fitoren e djeshme ku sulmuesi francez shënoi dopietë.
23-vjeçari arriti në kuotën e 156 golave në fanellën e PSG-së në të gjitha kompeticionet duke e ndarë pozitën e dytë me Ibrahimovicin si golashënuesit më të mirë në histori të klubit.
Ndërkohë podiumin e mabn Edinson Cavanit, i cili i ka shënuar 200 gola me ekipin parisien para se të largohej në drejtim të Manchester United.
Mbappe është 44 gola larg barazimit të urugurianit dhe nëse sulmuesi francez i bashkohet Real Madridit në verë, Cavani do të mbetet edhe për një kohë të gjatë mbret i Parisit.