Tottenham ka arritur të marrë një fitore të thellë ndaj Leeds në shtëpinë e këtyre të fundit me rezultatin 0-4. Serinë e golave e hapi Doherty në minutën e 10-të. Pesë minuta më vonë dyfishohet rezultatin me anë të Kulusevskit i cili realizoi një gol shumë të bukur.
Tottenham trefishoi shifrat në minutën e 27-të përsëri me anë të bomberit, Harry Kane. Pjesa e dytë ishte më intensive dhe e ashpër ku u morën 7 kartona të verdhë. Në minutën e 85-të Tottenham shënon edhe golin e katërt me anë të Son.
Kështu Antonio Conte ka marrë një fitore të rëndësishëm për të shtuar adrenalinën pasi klubi po gjykohej shumë me performancën e ndeshjeve të fundit.