Aktori i humorit Donald Veshaj ka qenë një ndër personazhet më të komentuar të “Big Brother VIP”, ku dhe vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes.
Pasi doli nga shtëpia e famshme, aktori i humorit tha se do të ndërtojë katër shtëpi, dy në Shqipëri dhe dy në Kosovë.
Sipas tij, këtë vendim e ka marrë si një shenjë mirënjohjeje për të gjithë mbështetjen që ka marrë nga njerëzit. Gjatë këtyre ditëve, ai ka qëndruar në heshtje.
Edhe pse mediat shkruajnë vazhdimisht për arsyen e ndarjes me Beatrix Ramosaj, Donaldi ka preferuar të mos flasë deri më tani.
Së fundmi, Donaldi ka bërë një vizitë në një qendër për fëmijët me Çrregullime të Spektrit të Autizmit. Ka qenë faqja “vipost.al” që ka ndarë disa foto, ku Donaldi shihet krah fëmijëve teksa luajnë.