Qytetarët e Ukrainës sot u zgjuan nga zhurmat e shpërthimit të raketave. Shqiptarja në Ukrainë, Nelli Syupyur përmes një videoje të publikuar në rrjete sociale ka rrëfyer momentet e tmerrit nga sulmi rus.
Ajo thotë se kufijtë janë të mbyllur dhe situata është shumë e rëndë, ndërsa të gjithë po jetojnë me ankth këto momente tmerri.
Së bashku me familjen, Nely u largua nga qyteti i Odesas për të shkuar në një tjetër zonë që është në kufi me Moldavinë, me shpresën se ky kufi do të hapet dhe kështu ajo do të largohet nga vendi i familjes për të shpëtuar jetën e saj dhe të djalit.
E ndërsa ajo lutet për tu larguar nga ky vend, bashkëshorti i saj duhet të shkoj në luftë të përballet me ushatarët rus.
“Unë jam këtu në Ukrainë, ishte situatë e rëndë, ka shumë njerëz në banka që marrin para, kufijtë janë të mbyllur, nuk mund të dalësh nga Ukraina. Burri im shkoi në luftë unë jam me djalin. Mund të më telefononi, më shkruani, shpresoj të ikim nga Ukraina, të largohemi. Duhet të shkojmë të hamë të flemë pak. Në të gjithë Ukrainën ka shqiptarë plot. Duam të largohemi në Shqipëri ose në një vend tjetër”, tha ajo
Nely thotë se prej ditësh për të tërhequr para në banka duhet të qëndroj në radhë me orë të tëra.
“ Për momentin në xhep kam 100 euro dhe në bankat ka shumë njerëz dhe janë boshatisur. “