Debatet mes Erion Veliaj dhe Jorida Tabakut në Komisionin Hetimor për inceneratorët nuk kanë të ndalur. Prej më shumë se 1 ore në Komision, Veliaj nuk iu përgjigjet pyetjeve të Tabakut. Deputetja dhe kryetarja e Komisionit, Jorida Tabaku i ka kërkuar llogari Veliajt për 45 mln eurot qe i ka dhënë koncesionarit te Tiranës, duke thëne se ka krijuar monopol.
Por ky i fundit sërish është shmangur dhe ka filluar të bëjë propagandë duke ngritur në piedestal Ramën dhe është shprehur se ai nuk i shet shokët e partisë. Gjatë debateve ai ka thënë se nuk e di çfarë është ky 45 milionë euroshi, pasi nuk ekziston asnjë dokument për të dhe nuk janë dhënë ato para.
Për t’iu shmangur dhe më shumë objektit të hetimeve, ai ka thënë se edhe Basha ka qenë tifoz i këtij projekti të këtij inceneratorëve.
Debati
Tabaku: Ke dhënë një monopol. Si e ke dhënë monopolin
Veliaj: Më ndërdyve në përgjigje, më pyet një deputet dhe ti më ndërhyn…Edhe Lul Basha donte ta bënte, por nuk e bëri, pse pyeteni.
Tabaku: Ka një vendim për monopolin e dherave, kush e mori ti apo Edi Rama.
Veliaj: Nuk mund të bllokosh tani. Ta dish mirë që në dallim nga ju që përzini me shkelma drejtuesit unë Edi Ramën e kam për nder që e kam shok, vëlla, mentor e kolegë.
Tabaku: Kujdes se po ju shet një nga një. Në ndryshim nga ju ne nuk shesim njeri
Veliaj: Unë nuk i shes shokët e partisë
Tabaku: Jeni të gjithë para drejtësisë
Veliaj: Unë po i përgjigjem një deputeti. Më tregoni tani adhurimin tuaj për liderin që e nxorët me shkelma dhe unë dhe Edi Rama kemi detyrimin të pastërmojmë pisllëkun që bëhet aty. Lulzim Basha donte ta zgjidhte…
Çfarë pranoi? Aa, kur e miratova unë ishte problem, kur e miraton Basha ishte mirë. Po bëheni qesharak. Mos u fut si pykë. Po pse më ndërpret moj zonjë. Kjo është e pasjellshme. Tek e tek ju mund, por në grup fitoni ju. Fizibiliteti i projektit vlerëson se pastrimi i qyteti do të jepet një për një periudhë 20 vjeçare
Tabaku: Po krijon konfuzion, jeni këtu për koncesionin tuaj, ta thërrisni Bashën
Veliaj: Mos e merr personale se s’ta merr njeri Lulin ty, Lulin ta mbani se kush e do një loser (humbës) në skuadër je në vete ti ?