Një ngjarje e rëndë është raportuar në Elbasan. Një 49-vjecar, i cili jetonte i vetëm është gjetur i pajetë në banesën e tij në lagjen “Çlirimi” në Elbasan.
Viktima është identifikuar si Ilir Dauti. 49- vjeçari ka humbur jetën nga shkaqe natyrore.
Kanë qenë fqinjët që, të shqetësuar nga era e rëndë që vinte nga apartamenti i katit të parë, kanë njoftuar bashkinë e Elbasanit.
Pas disa lajmërimeve, këtë të hënë ekipet e bashkisë kanë hyrë me forcë në banesë dhe kanë gjetur trupin e 49-vjeçarit.
Nga hetimet paraprake, në trupin e viktimës nuk ka shenja dhune dhe vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.