Për 3 orë është marrë në pyetje nga prokurorët e SPAK, kryetari i Bashkisë së Fierit, Armando Subashi. Kryebashkiaku ka dhënë dëshmi në lidhje me aferën e inceneratorëve dhe pas daljes nga Porkuroria e Posaçme, është pyetur nga gazetarët, por që nuk dha shumë detaje duke u shprehur se është pjesë e hetimit dhe është i gatshëm të paraqitet sa herë që ta thërrasin.
Pyetje: Do të thirreni sërish në Prokurori?
Armando Subashi: Atë e di prokuroria.
Pyetje: Sa orë qëndruat në SPAK?
Armando Subashi: Dy ose tre orë, diçka e tillë.
Pyetje: Kishin ndonjë akuzë?
Armando Subashi: Mos më bëni pyetje nga këto, sepse asgjë nuk do të merrni për aq kohë sa jam pjesë e hetimi. Unë jam i gatshëm në çdo moment. Nuk ka asnjë problem në këtë pikë.