Partia Demokratike vijon përplasjet me ish-kryeministrin Sali Berisha. Në një postim në Facebook, selia blu shton se lideri historik i PD po kërkon vota për LSI në zgjedhjet e pjesshme e lokale të 6 marsit.
Në deklaratën e PD, aleatët e shtëpisë së Ilirit shantazhojnë njëri-tjetrin duke e shoqëruar deklaratën me një prononcim për mediat nga Kuvendi të Berishës, ku tregonte dikur se Rama e shantazhonte Metën me dosje.
“Non Grata kërkon vota për logon e LSI dhe sulmon Logon e PD. Non grata është në hall të madh. Sa më shumë i rritet halli, aq më shume gënjen e mashtron. Sa më shume bashkohen demokratët, aq më shumë i sulmon burracaku. Siç e ka bërë vetë të qartë non grata, çdo votë për kandidatët e Shtëpisë së Ilirit, është votë për Edi Ramën, njësoj si në vitin 2013. Non grata do t’i përdorë demokratët për hallin e tij dhe aleatëve të tij për partinë e re të Shtëpisë së Ilirit. Aleatët brenda shtëpisë së Ilirit, shantazhojnë njëri tjetrin dhe janë peng i korrupsionit të tyre. Çdo votë për Berishën e Metën, mban Ramën”, shkruan PD.