Shqiptari Ali Qazimaj i dyshuari kryesor për vrasjen e një 75-vjeçari britanik dhe zhdukjen e bashkëshortes së tij është arrestuar në Luksemburg.
Lajmi është publikuar nga tabloidi “Dailymail” ku shkruhet se një punonjës i hotelit ka identifikuar Qazimajn përmes fotografive të publikuara në internet. Nga ky informacion është bërë e mundur arrestimi i tij nga policia. 42-vjeçari shqiptar ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për më shumë se dy javë.