Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka zhvilluar mbledhjen e planifkuar për sot, ku ka përcaktuar drejtuesit e rinj të 4 prokurorive. Pasi u njoh me relacionin e përgatitur nga Komisioni për Zhvillimin e Karrierës, Këshilli vendosi unanimisht, miratimin për caktimin e përkohshëm për Drejtuesin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Shkodër, z. Lazër Çardaku si dhe Drejtuesin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, z. Durim Bedini.
Në kuadër të përmbushjes së detyrimit ligjor për vlerësimin e prokurorëve, gjatë mbledhjes së sotme u miratuan 2 (dy) raporte për vlerësimin e aftësive profesionale të subjekteve të rivlerësimit