Edmond Përdoda 39- vjeçari i arrestuar disa ditë më parë për vrasjen e rapsodit Kol Murranit dhe Preng Simonit, është lënë sot në masën e sigurisë “arrest me burg”.
Burime bëjnë me dije se 39- vjeçari ka pranuar se ai ka bashkëpunuar për të kryer vrasjen e dyfishtë në Lezhë ngjarje e ndodhur 2 vite më parë.
Sakaq ndaj tij pritet të ketë edhe një seancë për masë sigurie të dytë për akuzën e armëmbajtjes pa leje.
Edmond Perdoda pritet të përballet me akuzën për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.
Viktimat Murrani dhe Simoni janë ekzekutuar dy vite me parë me një bresheri automatiku, prokuroria nuk përjashton mundësinë se arma e gjetur mund të jetë përdorur në këtë krim të dyfishtë.
Ashtu si vëllai i tij Aleksander Përdoda i arrestuar menjëherë pas ngjarjes, gjatë marrjes në pyetje edhe vetë Edmond Përdoda ka mohuar të ketë lidhje me vrasjen e dyfishtë në fshatin Lalm Lukaj. Sipas burimeve aktualisht arma e gjetur në banese, municioni luftarak dhe një sasi baruti, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale po ndiqen si proçedim penal i ri.
Edmond Përdoda është arrestuar orët e para të mëngjesit të së premtes nga forcat RENEA në Lezhë. Ky person rezultonte në kërkim për akuzat e “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.