Kryeministri Edi Rama ditën e sotme do të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë së OKB-së ku Shqipëria është anëtare e përkohshme.
Në vizitën 4 ditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Rama do të ketë gjithashtu një takim me sekretarin amerikan të shtetit Anthony Blinken. Ky takim i Ramës vjen pas vendimit se SHBA dhe vendi ynë të jenë bashkëpenëmbajtës të çështjes së Ukrainës në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
Gjatë një konference për shtyp disa ditë më parë, Rama bëri të ditur se Shtetet e Bashkuara kanë zgjedhur Shqipërinë si bashkëhartuese të qëndrimeve për çështjen e Ukrainës, në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
Axhenda e Edi Ramës në SHBA:
14 shkurt: Takim me Sekretarin e përgjithshëm Guterres dhe pritja zyrtare e Shqipërisë me rastin e anëtarësimit në Këshillin e Sigurimit
15 shkurt: Takim me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken
16 shkurt: Takime