Kryeministri Edi Rama ka udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vizitën katër ditore, për të marrë pjesë në samitin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ku vendi përfaqësohet si anëtare e përkohshme. është parashikuar dhe një takim me sekretarin amerikan të Shtetit, Anthony Blinken në Washington.
Ky do të jetë takimi i dytë mes Ramës dhe Blinken, pas atij të 13 qershorit 2021, ku u nënshkrua dhe marrëveshja për rrjetin 5G. Përveç Këshillit të Sigurimit dhe takimit me sekretarin e shtetit, kreu i qeverisë shqiptare, do të zhvillojë takime dhe me zyrtarë të tjerë për të diskutuar mbi bashkëpunimin e mundshëm ushtarak dhe arsimor mes dy vendeve.