Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha këtë të dielë në një konferencë për mediat ka folur në lidhje me skandalin më të madh që ka ndodhur dhe zbuluar në vendin tonë atë të inceneratorëve. Nga Selia e PD kryedemokrati tha se qeveria ka vjedhur 430 mln euro nga shqiptarët me inceneratorët pasi sipas tij në asnjë nga 3 inceneratorët nuk bëhet asgjë.
“E qartë është sesi përmes skemës së inceneratorëve u janë grabitur qindra milionë euro shqiptarëve dhe falë punës së anëtarëve tonë shqiptarët mund të shikojnë sesi u janë grabitur parë e tyre. A mund ti kryejë një qeveri 17 procedura brenda një dite pa miratimin e kryeministrit? A mund të paguheshin 35 milionë euro për inceneratorin e Tiranës dhe nuk ka përfunduar as 50% e projektit dhe janë faturuar punë akoma pa përfunduar. Kandidatja aktuale e bashkisë Durrës nga PS, Ermiriana Sako, ka firmosur një tender me vlerë 10 mln euro që ia bën dhuratë kompanisë së inceneratorëve Tiranë. Një tender që i jepet drejtë për drejtë kompanisë që ka marrë 430 mln euro nga xhepat e shqiptarëve.”, ka thënë Basha.