Në “Estadio de la Ceramica” skuadra e Ançelotit e kishte shumë të vështirë të shënonte gol, përballë një ekipi të mirë organizuar si Vijareali. Reali i Madridit nuk shkoi më shumë se barazimi 0-0 në transfertën me Vijarealin.
Të vetmet që folën për Realin sot ishin vetëm statistikat. Në fushë u pa dhe rikthimi i Garet Bejl, por prezenca e tij nuk u ndje dhe aq shumë. Reali kështu vazhdon të qëndrojë në vendin e parë në kampionat, por me katër pikë diferencë nga ndjekësit e Sevijas.
Në sfidën e ardhshme, Reali do të udhëtojë drejt Parisit, për t’u përballur me PSG-në në “Champions”.