Vrasësi i maskuar, i cili qëlloi për vdekje shqiptarin Flamur Beqiri, ka dalë i buzëqeshur dhe i gëzuar në foto.
Babai i dy fëmijëve Flamur Beqiri, vëllai i Misse Beqirit, u qëllua për vdekje në pragun e shtëpisë së tij në Battersea, Londra Jugperëndimore, në prag të Krishtlindjeve në 2019. Vrasësi suedez Anis Hemissi, 24 vjeç, u shpall sot fajtor për vrasje dhe posedim të një arme zjarri në Gjykatën e Kurorës Southwark.
Pamja e tij e tregon atë duke buzëqeshur paturpësisht para kamerës vetëm disa javë pas kryerjes së vrasjes brutale. Beqiri ishte mbret në një rrjet global të drogës dhe u shënjestrua në një “goditje të organizuar” si pjesë e përshkallëzimit të dhunës me një bandë rivale.
Hemissi ishte pjesë e një grupi prej katër vrasësish të dërguar nga Suedia për të vrarë babanë. Në prag të Krishtlindjes, qitësi i maskuar hapi zjarr ndaj Beqirit në sy të gruas dhe djalit të tij dy vjeçar teksa ktheheshin në shtëpi nga darka në Sloane Square.