Dënimi i ish- ministrit ë Brendshëm Saimir Tahiri ka qenë kryeqendra e diskutimeve në mediet dhe politikë. Lidhur me rastin në fjalë ka reaguar edhe ish-oficeri i Antidrogës në Vlorë Dritan Zagani, i cili e ka akuzuar që në fillim Tahirin si të lidhur me bandën e Habilajve, si dhe arrestimi i ish-Gjeneralit të Guardia di Financës Lisi.
Zagani ka theksuar se me dënimin e Tahirit si qytetar ndihet i trishtuar sepse ligji nuk është zbatuar siç duhet, por dënimi si ish-ministër kampion i rilindjes së mafies i’a bën zemrën mal.
Gjithashtu Zagani ka shprehur dëshpërimin e tij të madh, pasi në këto momente drejtësia në Shqipëri ndodhet totalisht nën urdhrat e politikës së inkriminuar.
“Për mua është një trishtim se si u zhvillua ky gjyq dhe si përfundoi kjo procedurë me qytetarin Saimir Tahiri që ka shkelur ligjin, por në prizmin se është dënuar ministri kampion i rilindjes së mafies më bëhet zemra mal dhe ndiem shumë i kënaqur që të dënohet edhe sa do pak apo edhe pse u drodh ligji që ai të dënohet sa më pak dhe të mos nxjerri të tjerët. Në prizmin e qytetarit Saimir Tahiri ndiem i trishtuar sepse ligji nuk bëhet siç duhet, ligji bëhet si është bërë gjithmonë. Nëse më parë drejtësia ishte nën influencën e politikës, sot drejtësia është komplet nën urdhrat direkte të politikës së inkriminuar. Unë e kam humbur besimin se në Shqipëri do ketë drejtësi. Për sa të jem gjallë i kam humbur shpresat”, ëshët shprehur ai.
Ndër të tjera Zagani ka theksuar se dënimi i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri është një ekuacion me shumë enigma, pasi ai ka në dorë çdo gjë. Sipas tij, ish-ministri i Brendshëm Tahiri nuk është i vetëm në kanabizmin e vendit, pasi po aq fajtore sa ai është edhe ish-ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli e cila ka dhënë urdhër që të fiken radarët kur trafikohej hashashi.
Gjithashtu ish-oficeri i Antidrogës thotë se nuk është fajtor vetëm ish-ministri i Brendshëm por është qeveria që e lejoi kanabizimin dhe mendojnë se me dënimin e Tahirit mbyllet gjithçka.
“Ekuacion me shumë enigma, problemi i Tahirit për arsye se ai ka çdo gjë në dorë, se nuk është thjesht ai që bëri kanalizimin e Shqipërisë sepse nuk e bëri Tahiri, Tahiri ishte ministri i Brendshëm i qeverisë që kanalizoi Shqipërinë. Qeveria që kanalizoi Shqipërinë dhe trafikoi tonelata hashash nuk e bënë vetëm nëpërmjet Tahirit por me krimin e organizuar në bashkëpunim me qeverinë dhe me urdhrin e shefit të madh. Sa fajtor është ish-ministri i Brendshëm Tahiri aq është fajtore edhe ish-ministrja e Mbrojtjes Kodheli e cila jepte urdhër të fikeshin radarëve kur kalonin hashashin. Nuk them që është fajtor vetëm ish-minisitri i Brendshëm por është qeveria që e lejon dhe mendojnë se me dënimin e Tahirit mbyllet gjithçka, për mua e kanë gabim se unë mendoj se kjo do vazhdojë”, ka përfunduar Zagani.