Jose Mourinho është duke kaluar vitin e tij të parë si trajner i Romës, por jo gjithçka ka shkuar sipas planeve të tij. Sipas asaj që ka njoftuar Corriere dello sport, trajneri portugez ka marrë mbështetjen e plotë të klubit për të bërë një revolucion në Romë.
Vetëm tetë futbollistë e kanë të sigurt qëndrimin në Olimpico. Kapiteni Lorenzo Pellegrini së bashku me Rui Patricion, Chris Smalling, Gianluca Mancini, Leonardo Spinazzola, Sergio Oliviera, Nicolo Zaniolo dhe Tammy Abraham do të mbeten te Roma.
Në dyshim dhe do të luftojnë për të mbetur në kryeqytetin italian janë Marash Kumbulla, Rick Karsdorp, Roger Ibanez, Stephan El Shaarawy, Gyan Felix, Ainsley Maitland-Niles, Jordan Veretout dhe Bryn Cristante.
Ndërkohë lojtarët që e kanë të sigurt largimin nga Roma jën Mkhitaryan, Carles Perez, Amadou Diawara, Alessandro Florenzi, Justin Kluivert, Davide Santon, Gonzalo Villar, Darboe, Zalewski dhe Bove. Te Roma pritet të vijnë rreth 10 futbollistë në verë.