Policia e Krujës gjatë një kontrolli në fshatin Lekaj ka zbuluar dhe më pas asgjesuar me anë të djegies 1700 bimë kanabis. Vijon operacioni kundër kultivimit të lëndëve narkotike. Policia po punon për identifikimi dhe kapjen e kultivuesve të saj, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Një ditë më parë në Tapizë të Krujës u asgjesuan 3 mijë bimë kanabis.