Pas thuajse dy vjetësh në kërkim, RENEA ka arritur të arrestojë Edmond Përdoda, i shpallur në kërkim për vrasje të dyfishtë.
Kujtojmë se, në datën 27.04.2020, në fshatin Lalm i Ri, Lezhë, janë vrarë me armë zjarri Kol Murrani dhe Preng Simoni. Autorët e ngjarjes janë identifikuar vëllezërit Aleksandër Perdoda (aktualisht në burg, i dërguar për gjykim për vrasje në rrethana cilësuese) dhe Edmond Perdoda ( i arrestuar sot).
Murrani dhe Simoni shkuan për të vizituar banesat e tyre të vjetra në fshatin Lalm Lukaj, por u përballën me dy vëllezërit e armatosur, të cilët dyshohet se kishin mbjellë kanabis në tokat e dy viktimave. Rapsodi i njohur Kol Murrani dhe miku i tij Preng Simoni u ekzekutuan me breshëri arme kallashnikovi. Trupat e viktimave janë lënë në pyll dhe janë gjetur nga djali i Preng Simonit, që kishte dalë të kërkonte babanë me të cilin kishte humbur çdo kontakt prej orësh të tëra.