Rreth 42.400 maturantë do të zhvillojnë sot (17 qershor) provimin e Matematikës. Ky provim, i treti në kuadër të Maturës Shtetërore përmbyll provimet e këtij cikli.
Provimi do të zhvillohet në 201 qendra në të gjithë vendin. Zëvendësministrja e Arsimit dhe Sportit, Nora Malaj, deklaroi se MAS dhe institucionet e varësisë kanë marrë të gjitha masat për menaxhimin dhe zhvillimin korrekt të procesit të provimit, nga fillimi deri në mbylljen e tij.
Ajo bëri me dije se do të ketë tre formate testesh, për gjimnazin e përgjithshëm, testi për arsimin profesional dhe testi i matematikës për gjuhët e huaja. Provimi është i ndërtuar me 25 pyetje, ku 13 janë me alternativa dhe 12 me zhvillim.