Pronari Shpëtim Tafçiu 55 vjeç dhe punonjësi i tij Fatjon Zeqa 54 vjeç, janë arrestuar ditën e sotme në Dibër, pasi kishin kthyer lokalin në pikë bastesh. Bëhet me dije se, policia arriti t’i arrestonte ata pas finalizimit të operacionit ‘Gaminator’ i cili u zhvillua në kuadër të aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit. Pronari i lokalit dhe punonjësi kishin përshtatur ambientet e brendshme të lokalit për lojëra fati. Policia ka sekuestruar 5 pajisje elektronike që përdoreshin për lojëra fati.
Tafçiu do të akuzohet për veprat penale “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”, “Moskallzim Krimi”, ndërsa punonjësi Zeqa për veprën penale “Organizim i lotarive të palejuara”. Policia ka sekuestruar 5 pajisje elektronike që përdoreshin për lojëra fati. =