Ervis Gjeci është dënuar me 6 vite burg nga Gjykata e Apelit në Tiranë, i cili u arrestua në nëntor të vitit 2019 pas denoncimit nga një vajzë e mitur se ai kishte abuzuar me të. Ai gjithashtu e kërcënonte vazhdimisht për të vazhduar lidhjen me të, si dhe për të mos frekuentuar shkollën, duke i shkaktuar asaj ankth dhe frikë.
Gjeci u dënua nga Gjykata e Kurbinit me 9 vite burgim, por për shkak të gjykimit të shkurtuar iu ul 1/3 e dënimit. Pas këtij vendimi, Gjeci apeloi vendimin duke pretenduar se është i pafajshëm, por Gjykata e Apelit la në fuqi vendimin e Gjykatës së Kurbinit.
Ai u shpall fajtor për veprat penale “Marrëdhënies seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14 -18 vjeç” dhe të “Përndjekjes”.