Së fundmi është raportuar një rast i veçantë i dëbimit të shqiptarëve nga të huajt. Emiljano Fejzo, 38-vjeçar ka shkelur 14 herë urdhrin e dëbimit nga Italia, vetëm për t’u bashkuar me të dashurën e tij, shtetase italiane.
Mediat vendase raportojnë se Fejzo është dënuar nga gjykata në Reggio me 5 vite burg, teksa ai shpjegoi se të gjitha i ka bërë për të qenë pranë gruas që ai dashuronte, e cila sipas tij ka nevojë për të.
Ai i kishte premtuar se do ta zgjidhte problemin e dokumentacionit, për të qëndruar gjithmonë në Itali. Fejzo kishte arritur të merrte një leje qëndrimi dhe të vendosej në Sant’Ilario, në banesën e partneres së tij, megjithatë autoritetet e arrestuan në mbrëmje duke e dërguar në burg.