KPK bën padi për mbajtjen sekret të donatorit që sponsorizoi aktivitetin privat në Vlorë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

KPK bën padi për mbajtjen sekret të donatorit që sponsorizoi aktivitetin privat në Vlorë

16:16 | 04/02/2022
në Kryesore, Shqiperi
0

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pretendon se transparenca mbi emrin e sponsorit privat që financoi një aktivitet të zhvilluar në resortin luksoz “Marina Bay” në Vlorë në fund të shtatorit të vitit të kaluar do të cenonte ‘sigurinë kombëtare”, sipas një kërkese padie që KPK ka bërë ndaj Komisionerit për të Drejtën e Informimit.

Në kundërshtim të vendimit të Komisionerit për ta bërë publik emrin, KPK ka listuar gjithashtu si argumente cenimin e procesit të vetingut të magjistratëve, të marrëdhënieve ndërkombëtare si dhe të imazhit të vetë KPK-së dhe partnerëve ndërkombëtarë.

Në fund të shtatorit, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pranoi donacione nga një sipërmarrje private për të zhvilluar një aktivitet të titulluar “Raport dhe Strategji” në resortin luksoz “Marina Bay” në qytetin e Vlorës.

Read more

A po përjashton PD mbështetësit e Salianjit? Përgjigjet Vokshi, flet edhe për sherrin në Kuvend –

Para zgjedhjeve nis patronazhimi, Rama kërkon sërish adresat e qytetarëve, gjoba nëse… –

Dekreti për Ols Dadon, i ligjshëm/ Gjykata i kërkon Veliajt ta korrigjojë padinë –

PD kërkon Komision parlamentar për AKSHI-n: Të hetohen procedurat e tenderave

Aktiviteti u zhvillua më 30 shtator, por dymbëdhjetë komisionerët e KPK-së dhe tre pjestarë të stafit administrativ u akomoduan në hotel për dy net fjetje dhe u kthyen në Tiranë më 1 tetor. Të pranishëm në aktivitet ishin edhe tre vëzhgues të ONM-së, por ndryshe nga Komisionerët ata nuk u akomoduan në resortin luksoz.

Prej tetorit 2021, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka refuzuar kërkesat për të drejtë informimi të BIRN për vënien në dispozicion të emrit të kompanisë private dhe aksionarëve të saj që financuan aktivitetin.

KPK refuzoi gjithashtu të zbatonte një vendim të Komisionerit për të Drejtën e Informimit, i cili e urdhëroi KPK-në që të vendoste në dispozicion të BIRN një kopje të plotë të marrëveshjes me kompaninë private që financoi aktivitetin.

Më 24 janar, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e ankimoi në Gjykatën Administrative të Tiranës vendimin e Komisionerit për të Drejtën e Informimit, KDI, duke këmbëngulur që ta mbajë sekret emrin e sponsorit privat.

Në kërkesë -padi nuk paraqiten argumente se pse bërja publike e subjektit që mbuloi shpenzimet e të gjithë aktivitetit do të sillte pasoja – por Komisioni rendit një sërë pretendimesh si justifikime lidhur me statusin e veçantë që gëzojnë komisionerët dhe përmbajtjen e diskutimeve të tyre në mbledhje, për të cilat nuk është kërkuar informacion.

Gjithashtu, KPK pretendon se buxheti i shtetit nuk u mundëson mbulimin e shpenzimeve për aktivitete të tilla dhe se për këtë arsye, kanë të drejtë të përdorin financime të jashtme.

“Duke qenë në kushtet e një buxheti minimal dhe pamundësisë për të pasur një zë të posaçëm për organizim eventesh në ligjin vjetor të buxhetit, Komisioni siguroi donacion për zhvillimin e një aktiviteti,”, shkruhet në kërkesë-padi.

Komisioni e quan të mjaftueshme dhënien e kopjes së marrëveshjes pa emrin e sponsorit, duke pretenduar se në këtë rast prevalon interesi më i lartë “i sigurisë kombëtare”, nga e drejta e informimit.

“Ky vendim cenon sigurinë e mbledhjeve që mban KPK-ja, si dhe marrëdhëniet ndërkombëtare, ato ndërmjet KPK-së dhe ONM-së, pasi në bazë të nenit 31 të Rregullores për veprimtarinë e KPK-së, diskutimet dhe mbledhjet e anëtarëve të Komisionit janë konfidenciale dhe në to nuk kanë akses as media dhe as publiku,” thotë KPK në kërkesë- padi, ndonëse BIRN nuk ka diskutimet mes anëtarëve të KPK në aktivitet.

Po ashtu, KPK vlerëson se KDI me vendimin e tij ka sjellë një pasojë të rëndë për imazhin e KPK-së dhe partnerëve ndërkombëtarë të vendit tonë në këtë proces, duke pretenduar se bazuar në këtë vendim, BIRN Albania mediatizoi aktivitetin dhe shpërndarja e këtij lajmi edhe nga mediat e tjera online, kanë sjellë cenim të imazhit të institucionit.

Në përfundim, KPK i kërkon gjykatës shfuqizimin e vendimit të Komisionerit, duke këmbëngulur që të mbajë të fshehtë sponsorin privat për aktivitetin në hotelin luksoz në bregdetin e Vlorës./BIRN

Etiketa: BIRNKPK

Të Lidhura

A po përjashton PD mbështetësit e Salianjit? Përgjigjet Vokshi, flet edhe për sherrin në Kuvend –

A po përjashton PD mbështetësit e Salianjit? Përgjigjet Vokshi, flet edhe për sherrin në Kuvend –

nga 27
16:11 | 03/04/2026
0

Deputetja Alban Vokshi, ka folur në News 24, edhe në lidhje me përjashtimet në parti. Ajo u shpreh se janë...

Para zgjedhjeve nis patronazhimi, Rama kërkon sërish adresat e qytetarëve, gjoba nëse… –

Para zgjedhjeve nis patronazhimi, Rama kërkon sërish adresat e qytetarëve, gjoba nëse… –

nga 27
15:57 | 03/04/2026
0

U prezantua si takim për punët e bashkive, por në fakt, ishte një mbledhje në kuadër të fushatës elektorale, që...

Dekreti për Ols Dadon, i ligjshëm/ Gjykata i kërkon Veliajt ta korrigjojë padinë –

Dekreti për Ols Dadon, i ligjshëm/ Gjykata i kërkon Veliajt ta korrigjojë padinë –

nga 27
15:27 | 03/04/2026
0

Përfaqësuesja ligjore e Presidencës mbrojti ligjshmërinë e procedurës së emërimit të Ols Dados si prokuror në vitin 2008, duke theksuar...

PD kërkon Komision parlamentar për AKSHI-n: Të hetohen procedurat e tenderave

PD kërkon Komision parlamentar për AKSHI-n: Të hetohen procedurat e tenderave

nga 27
14:43 | 03/04/2026
0

Partia Demokratike ka dorëzon një kërkesë në Kuvend ku me 40 firma të deputetëve opozitarë kërkon ngritjen e një komisioni...

Para
Ambasada e BE-së: Mbështesim fuqimisht zgjatjen e mandatit të organeve të vettingut

Komisioni për Inceneratorët, Soreca: Lufta kundër korrupsionit është prioritet për BE-në

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

A po përjashton PD mbështetësit e Salianjit? Përgjigjet Vokshi, flet edhe për sherrin në Kuvend –

A po përjashton PD mbështetësit e Salianjit? Përgjigjet Vokshi, flet edhe për sherrin në Kuvend –

16:11 | 03/04/2026
Para zgjedhjeve nis patronazhimi, Rama kërkon sërish adresat e qytetarëve, gjoba nëse… –

Para zgjedhjeve nis patronazhimi, Rama kërkon sërish adresat e qytetarëve, gjoba nëse… –

15:57 | 03/04/2026
Dekreti për Ols Dadon, i ligjshëm/ Gjykata i kërkon Veliajt ta korrigjojë padinë –

Dekreti për Ols Dadon, i ligjshëm/ Gjykata i kërkon Veliajt ta korrigjojë padinë –

15:27 | 03/04/2026
PD kërkon Komision parlamentar për AKSHI-n: Të hetohen procedurat e tenderave

PD kërkon Komision parlamentar për AKSHI-n: Të hetohen procedurat e tenderave

14:43 | 03/04/2026
Zbardhet debati me gjyqtarin i Veliajt: Më ka arrestuar prokurori pa magjistraturë, të shpallet nul akuza ime…

Zbardhet debati me gjyqtarin i Veliajt: Më ka arrestuar prokurori pa magjistraturë, të shpallet nul akuza ime…

14:00 | 03/04/2026

Më Të Lexuarat

  • A po përjashton PD mbështetësit e Salianjit? Përgjigjet Vokshi, flet edhe për sherrin në Kuvend –
  • Para zgjedhjeve nis patronazhimi, Rama kërkon sërish adresat e qytetarëve, gjoba nëse… –
  • Dekreti për Ols Dadon, i ligjshëm/ Gjykata i kërkon Veliajt ta korrigjojë padinë –
  • PD kërkon Komision parlamentar për AKSHI-n: Të hetohen procedurat e tenderave
  • Zbardhet debati me gjyqtarin i Veliajt: Më ka arrestuar prokurori pa magjistraturë, të shpallet nul akuza ime…
  • Ka përdorur gjuhë fyese –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • A po përjashton PD mbështetësit e Salianjit? Përgjigjet Vokshi, flet edhe për sherrin në Kuvend –
  • Para zgjedhjeve nis patronazhimi, Rama kërkon sërish adresat e qytetarëve, gjoba nëse… –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com