Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, reagon pas vendimit për zgjatjen e komisionit parlamentar për inceneratorët, e cila thotë se mirëpret vendimin e marrë.
Në një postim në Twitter, Yuri Kim thotë se lufta kundër korrupsionit është prioritet për SHBA-në, ndërsa bën thirrje që të merren veprimet e duhura.
“Forcimi i institucioneve demokratike dhe lufta kundër korrupsionit janë prioritetet e SHBA-së në Shqipëri. Mirëpresim zgjatjen e komisionit parlamentar për inceneratorët. Ne u bëjmë thirrje të gjitha autoriteteve dhe institucioneve përkatëse të shqyrtojnë dhe të ndërmarrin veprimet e duhura. Ne do ta shikojmë këtë nga afër” shkruan Yuri Kim.
Vendimi për të rikthyer Komisionin e inceneratorëve është marrë ditën e sotme nga Komisioni i Rregullores së Kuvendit dhe Mandateve, pas kërkesës së Partisë Demokratike.