I miri, i keqi, e vërteta, gënjeshtra, Kaini dhe Abeli – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

I miri, i keqi, e vërteta, gënjeshtra, Kaini dhe Abeli

01:09 | 16/06/2016
në Opinion
0

Nga Lorenc Vangjeli

Ka një ndarje të padurueshme në shoqërinë shqiptare. Një ndarje që nuk është e re. Që nuk filloi dje dhe as nuk mbaron nesër. Ndarja me thikë e shpatë mes të mirës dhe të keqes, mes të vërtetës absolute dhe gënjeshtrës po të tillë, mes të bardhës dhe të zezës, nuk sheh kërrkund nuanca. Nuk sheh kërkund urë, por vetëm brigje të ndara. Debati për reformën në drejtësi nuk po i shpëton këtij mekanizmi dhe kësaj forme mekanike të gjykimit. Madje, ai ka lindur që në momentin e parë, kur kjo mazhorancë, dy vjet e kusur më parë, në janar 2014, konsideroi se reforma në drejtësi ishte një nga dy prioritetet kryesore të mandatit të saj qeverisës. Që në momentin e parë, qoftë për shkak të traditës, qoftë për shkak të intuitës, e majta dhe e djathta u grupuan në llogoret e zakonshme: çfarë bën tjetri është e gabuar!

Siç kanë bërë pothuaj pa asnjë përjashtim për t’u mbajtur mend në çerek shekulli politikëbërje dëshpëruese pluraliste në vend. Siç ka ndodhur në Tiranë edhe në tre çerekët e tjerë të shekullit, me mbretërorë e komunistë, që urrenin dialogun, që vrisnin mikun për të shpikur prej tij një armik përballë, që lulëzonin ndarjen dhe nuk pranonin bashkëpunimin, që dashuronin ultimatumin dhe urrenin kompromisin, që shihnin profetin tek vetja dhe xhahilin tek kundërshtari. Shpesh, pamjen groteske të asaj që ndodh në Tiranë e jep penelata e shpejtë e një vizitori të huaj. Ministri i jashtëm gjerman, për të marrë një shembull të fundit, tha disa të vërteta të padurueshme në vizitën e tij. Të vërteta tërësisht të thjeshta si Veza e Kolombit, në një vend që vjen rrotull sikur po kërkon të rishpikë zjarrin apo rrotën. Ministri Steinmeier tha pak a shumë se mund të ndodhë që shumica të paguajë kosto për reformat dhe jo të marrë vetëm falenderime.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Se opozita nuk mund të fitojë gjithmonë vetëm duke refuzuar. “Ka situate, në të cilat një qeveri duhet të marrë rrisqet përkatëse për ta çuar vendin përpara, por e njëjta gjë vlen dhe për opozitën!”, thotë ministri Steinmeier, sipas të cilit një gjë e tillë afron avantazhe afatgjata për të mirën e vendit.

Deklarime të tilla mund të bëheshin në Tiranë edhe në vitin 1992. Nuk do të ndryshonte shumë në thelb nëse bëheshin në 1994­ën, 1999­ën, 2002­ën, 2007­ën (vite të zgjedhur rastësisht në kalendar), apo kurdoherë tjetër në Tiranë. Në vitet që ndryshojnë, thelbi i politikës në Tiranë ka mbetur i njëjtë në mënyrën sesi shihet dhe trajtohet kundërshtari. Më pas, sipas shembullit të politikës, edhe gjithë shoqëria ndahet dhe radikalizohet sipas sindromës së Kainit dhe Abelit, të mirit dhe të keqit, të vërtetës dhe të gënjeshtrës, profetit dhe xhahilit. E thënë në anglishten e sotme politike të Uashingtonit, të Brukselit dhe së fundi, edhe të Berlinit, reforma në drejtësi duhet miratuar si kërkesë dhe nevojë e publikut shqiptar dhe si një kusht për të nesërmen evropiane të vendit. Dhe duke ditur destinacionin, është mëkat të qëndrohet larg tij për shkak të sherrit për rrugët që duhen ndjekur për të mbërritur aty. Sepse nëse nuk mbërrihet në këtë finish të përkohshëm dhe stacion të përkohshëm të evolucionit të shoqërisë shqiptare, nuk ka rëndësi kush e ka fajin. I kujt është mëkati. Kush është i miri apo i keqi. Kush është Abeli e kush është Kaini. E rëndësishme është që vendi vazhdon të jetë i mbërthyer në sindromën e përjashtimit. Eshtë peng mes të vërtetës dhe të gënjeshtrës pa nuanca mes tyre. Pa ditur se së paku në politikë, shpesh ka shumë më shumë se një të vërtetë! Njëra nga të cilat e konsideron si të padurueshme ndarjen dhe si të padurueshëm ndarësit e shoqërisë shqiptare. Që për fat të keq nuk kanë munguar kurrë.

/javanews.al/

Etiketa: AbeliKainiLorenc Vangjeliprofetireforma ne drejtesiSteinmeierVeza e Kolombitxhahili

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para

Mutacion

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com