Shtëpia e Lirisë së Lekut, apo shtëpia e Ilirit? – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shtëpia e Lirisë së Lekut, apo shtëpia e Ilirit?

09:05 | 04/02/2022
në Kryesore
0

Tashmë zyrtarisht shqiptarët njihen edhe me një tjetër front “lirie”, atë të lirisë së lekut dhe babëzisë së viteve të integrimit. Plaku nuk gjeti asnjë portë të hapur dhe kështu spostoi një pjesë të demokratëve ende të verbuar drejt një porte ku vjedhja ishte institucion. “Shtëpia e Lirisë” do të quhet Poli i një aleance që bën pis shumë vetë, pjesën e errësuar deri tani nga demokratët, duke hyrë në shtëpinë e Lirisë së Lekut, sepse tjetër liri ka kohë që në këtë “vatër” është rrëmbyer.

Bermuda tashmë pret edhe vektorin e tretë që atakon Lulzim Bashën shpesh për të hyrë edhe ajo në këtë Shtëpi të Lirisë së Lekut, ose më ndryshe në shtëpinë e Ilirit. E dukshëm e pritshëm ishte një tjetër deal mes padrinove të politikës, ku Meta kthen një borxh të vjetër për Saliun, i cili me procedurë dhe jo në themel, evitoi një fund tragjik drejtësie për Ilirin e deridjeshëm të Ministrisë së Ekonomisë, aferë e cila me zë e figurë prodhoi më pas një 21 janar tragjik për këtë vend.

Tashmë, Saliu troket në derën e LSI e cila ishte praktikisht e vdekur pas zgjedhjeve të 25 qershorit. Me vetëm 4 deputetë, pa peshë, e shpartalluar, dhe tërësisht e abandonuar. Tashmë mendon Saliu që në shtëpinë e Lekut të sjellë lirinë e demokratëve. Fantastike, por njëherësh një skenë tragjikomike. Rilind sërish LSI dhe bëhet faktor në skenën politike, për garën e 6 Bashkive. Madje, shtëpia e Lirisë së Lekut, shumë shpejt do të jetë edhe shtëpia e Ilirit

Read more

Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –

Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit –

Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin –

Një thesar i çmuar, politik si një bonus nga Baca i madh që tashmë e rikthen në një mënyrë apo tjetër sado pak si faktor logon LSI, por këtë radhë me bazë demokrate, ajo bazë që ende nuk po merr dot kurajon e shkëputjes një herë e mirë me një të shkuar që ka prodhuar vetëm pasuri elitare dhe skamje qytetare. Saliu e Iliri tashmë janë sërish bashkë. Këtë radhë jo kundër Ramës, por kundër Lulzimit që konstaton në heshtje një përçarje të plotë të opozitës.

Por lëvizja e Saliut e detyrueshme, jo vetëm që bën PIS një gamë neutrale opozitare, por mbi të gjitha jep një asist për atë pjesë të shëndoshë të opozitës që deri sot ka vrapuar pas sovranitetit fals të foltores, e cila po kjo foltore prodhoi një tjetër martesë, por këtë radhë jo të virgjër me subjektin politik të presidentit në ikje, e për të cilin Rama premtoi dhe e bëri zhbërjen si forcë politike faktoriale.

Tashmë serumin politik ia bën Berisha, duke ftuar opozitën të votojë në 6 mars për Shtëpinë e Lirisë së Lekut, aty ku mitmarrja prej vitesh ka qenë e do mbetet institucion. Mungesa e numëruesve e detyroi Saliun të hynte në shtëpinë e Ilirit të Lirisë së Lekut, edhe pse, sërish një “binjakëzim” idealesh të pastra për rruajtjen e plotë, këta eksponentë e kanë pasur prej vitesh.

Sot, ata thjesht e vetëm e zyrtarizuan dhe e servirën në opozitën e ndarë në shtatsh si një ofertë politike që do rrëzojë regjimin. Por në fakt thjesht mbetet për tu provuar si një autogol i madh. 6 marsi do e provojë.

Etiketa: Ilirilekutliriseshtëpia

Të Lidhura

Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –

Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –

nga 27
23:15 | 02/04/2026
0

Deputetja e Partisë Socialiste, Romina Kuko, ka komentuar deklaratat e Erion Braçe lidhur me dëshirën për të kandiduar për kryebashkiak...

Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –

Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –

nga 27
22:51 | 02/04/2026
0

Socialisti Erion Braçe ka folur për “Top Story”, pak ditë pasi shprehu dëshirën për të kandiduar për Bashkinë e Tiranës,...

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit –

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit –

nga 27
22:31 | 02/04/2026
0

Një rast i dyshuar ngacmimi seksual ndaj një të mituri po hetohet nga autoritetet në Gjirokastër. Sipas informacioneve paraprake, një...

Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin –

Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin –

nga 27
22:01 | 02/04/2026
0

Ish-prokurori Eugen Beci, ka komentuar paralajmërimin e fundit të Shteteve të Bashkuara për rreziqe të mundshme në Shqipëri nga grupe...

Para
Rinis seanca ndaj Metës në Kushtetuese, Kuvendi sjell në Gjykatë një tjetër përfaqësues

Shtyhet seanca për shkarkimin e Presidentit Meta, ja kur u vendos

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –

Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –

23:15 | 02/04/2026
Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –

Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –

22:51 | 02/04/2026
Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit –

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit –

22:31 | 02/04/2026
Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin –

Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin –

22:01 | 02/04/2026
Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja –

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja –

21:35 | 02/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –
  • Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –
  • Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit –
  • Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin –
  • Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja –
  • Mbrojtja e Sali Berishës kërkon të dëshmojë Edi Rama për dosjen “Partizani” –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –
  • Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com