Lëvizja Socialiste për Integrim ka dorëzuar zyrtarisht në KQZ kërkesën për tu regjistruar si subjekt politik në zgjedhjet e 6 Marsit. KQZ shpërndan sot kërkesën e LSI për regjistrim në zgjedhjet për kryebashkiakë në gjashtë bashki.
Siç shihet në kërkesën e dërguar në KQZ, LSI do të marrë pjesë në zgjedhje në bashkitë Shkodër, Durrës, Lushnjë, Dibër, Vorë e Rrogozhinë. Ndërkohë, në vijim pritet që partitë politike të publikojnë edhe emrat e kandidatëve për kryebashkiakë.
Pak më parë edhe PDK dorëzoi në KQZ kërkesën për të qenë pjesë e zgjedhjeve, ndërsa janë hedhur kështu poshtë aludimet se LSI do të bashkëpunojë me Sali Berishën në këto zgjedhje.