Qipro është “zgjuar” i tmerruar mëngjesin e sotëm. Një tërmet me magnitudë 4.9 të shkallës Rihter ka shkundur vendin.
Mediat greke raportojnë se tërmeti është ndjerë pak minuta para orës 06:00 të mëngjesit, në një zonë nënujore në perëndim të Qipros.
Vlerësimi i parë nga Instituti Euro-Mesdhetar ishte se tërmeti në Qipro ishte me magnitudë 4.3 Rihter, por më vonë e rishikoi magnitudën e tërmetit në 4.9 Rihter.
Epiqendra u raportua 60 kilometra në veriperëndim të Pegeia në Paphos. Banorët janë zgjuar të tmerruar nga lëkundjet që ndjenë por fatmirësisht ky tërmet nuk la pas asnjë të lënduar.